25 Janar 2019 / 11:50
Për shkak të numrit të rritur të pacientëve të prekur nga fruthi, në poliklinikat “Jane Sandanski”, “Bit Pazar” dhe “Gjorçe Petrov” ka mjekë kujdestarë çdo ditë pune prej orës 19:30 deri në orën 7:30 në mëngjes ndërsa për fundjavat janë në dispozicion 24 orë.
“Në këto tri vende do të bëhen kontrolle të plota me laborator për fëmijët prindërit e të cilëve dyshojnë se ndoshta janë të prekur prej fruthit. Nëse mjekët përcaktojnë se është e nevojshme, pacientët do t’i dërgojnë në Klinikën për Sëmundje Infektuese. Apelojmë deri tek të gjithë prindërit, të cilët do të vërejnë apo do të dyshojnë në shenjat e para të sëmundjes, temperaturë të lartë, fëmijët fillimisht t’i dërgojnë në këto tri poliklinika. Në ditët e punës, prindërit duhet fëmijët fillimisht t’i dërgojnë te mjeku amë”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Ministria e përkujtojnë opinionin se mbetet në fuqi ndalesa për vizitën e kopshteve prej fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP. Fëmijët e moshës shkollore në mënyrë të obliguar të vaksinohen nëse nuk janë të vaksinuar apo nëse pranojnë vetëm një dozë të vaksinës MRP.
Të gjithë punonjësit në shëndetësi të cilët për çfarëdo arsye nuk janë vaksinuar apo nuk janë të sigurt në statusin e tyre të vaksinimit ta bëjnë atë sa më shpejtë.
Loading…