Kujtohen dëshmorët Beqir Meha e Ajet Beqiri në 20 vjetorin e rënies

Tash esht Koha

Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Beqir Meha, Ajet Beqiri dhe Shukri Qarri, janë bërë homazhe pranë varreve të tyre në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

Aty u tha se të dy dëshmorët meritojnë të nderohen pasi bënë të mundur çlirimin e atdheut.

Homazhe ka bërë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tha se gjithmonë do të nderojë ata që popullit të Kosovës u mundësuar të frymojnë lirshëm.

“Ky vit është vit jubilar 20 vjetori i çlirimit të vendit tonë dhe ne këtë vit kemi shumë dëshmorë që kanë 20 vjetorin e rënies në altarin e lirisë. Ne si cdo vit tjetër do të bëjmë nderime, do t’i respektojmë dhe do t’i kujtojmë, për 20 vjetorin do të mbajmë edhe akademi përkujtimore që është nesër për të gjithë dëshmorët e marsit. Po ashtu, kemi edhe me 28 mars masakrën e Izbicës që e njeh gjithë bota mbarë. Kështu që, edhe një herë uroj që ne si qytetarë të Kosovës të kemi mendje të pastër, të shëndoshë, ta duam njëri tjetrin, të mundohemi aq sa mundemi dhe dimë të punojmë me nderë, me sinqeritet, sepse vetëm kështu mund ta shpërblejmë secilin dëshmor apo familjarë që ka rënë për lirinë e vendit tonë”, ka thënë ai.

Dëshmori i kombit Beqir Meha, pjesë e brigadës 114 ka rënë në altarin e lirisë 20 vite më parë, e familjarët e kujtojnë si një njeri të guximshëm që ishte në gjendje të jepte cdo gjë për atdheun.

Ilir Meha, djali i dëshmorit Beqir Meha, ka thënë se është krenar për babain e tij dhe luftën që ai ka bërë për lirinë e Kosovës.

“Babai me 25 mars të vitit 1999 ra dëshmorë në fshatin Qubrel duke iu pri njësitit të Oshlanit dhjetëra civilëve për t’i kaluar nga zjarri i rrugës për në fshatin Kotorr, ku i vetmi babai bie dëshmor dhe të gjithë të tjerët shpëtojnë pa asnjë lëndim. Ndjehemi krenar me babain tonë, me guximin e tij, ai asnjëherë nuk ia pat frikën armikut që ta luftojë atë për lirinë e atdheut, siç nuk ia pat frikën edhe vëllau i tij Tahir Meha dhe babai i tij Nebih Meha”, u shpreh ai.

Sot është përkujtuar edhe dëshmori Ajet Beqiri, ku djali i tij Dardan Beqiri ka thënë se ndjehet krenar me babain e tij.

“Muaji mars në Kosovë është muaji i lavdisë. Nuk kam shumë kujtime prej prindit, po krejt cka i kam janë shumë të mira dhe janë kujtime perfekte. Muaji mars tek ne përveç që sjellë dhimbje, sjellë edhe shumë krenari dhe na bënë të kuptojmë kush jemi dhe çka vlejmë”, theksoi ai.

Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, komuna e Skenderajt ka organizuar aktivitete të shumta./kp/

Tash esht Koha
TAGS