Alsat-M 2019-09-12T11:20:48+02:00
Një kumanovarë ka shkaktuar aksident trafiku me një makinë policie, pasi paraprakisht kishte ngarkuar makinën me emigrantë, për ti ikur përgjegjësisë i njëjti ka lëshuar makinën dhe vendin e ngjarjes duke lënë kështu të lënduar emigrantët.
“Rreth orës 2 të mëngjesit në SPB-në e Kumanovës është paraqitur se në rrugën e fshatit Sopot të Kumanovës, një makinë me targa të Shkupit e tipit “BMV” është gjetur e aksidentuar, ndërsa brenda makinës janë hasur dy emigrantë nga Afganistani, të cilët kishin ngalur të lënduar. Emigrantët menjëherë janë dërguar për kompleksin e klinikës “Nënë Tereza” në Shkup, ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Hetime në vendin e ngjarjes i ka kryer SPB e Kumanovës, gjithashtu janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Alsat
Loading…