Pas një qetësie relative disa ditore, në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit sërish është regjistruar numër i madh i të infektuarve me COVID-19, gjithsej 8.
Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi Korona në rajonin e Kumanovës, ku përfshihen edhe komunat e Likovës dhe Nagoriçit të vjetër, tani ka arritur në 433, nga të cilët deri tash për fat të keq kanë ndërruar jetë 21, kurse janë shëruar 378 persona.
Aktiv janë edhe 34 raste. Ajo që brengos fakti se kohëve të fundit numri i të prekurve vjen kryesisht nga komuna e Likovës.
Nga 8 të prekurit e rinj, madje 6 janë nga komuna e Likovës, kurse 2 nga Kumanova. Në këtë mënyrë të qartë shihet se deri sa në Kumanovë, po ulet numri i të infektuarve në Likovë për fat të keq po ngrihet.
Andaj edhe të pareshtura janë apelet nga autoritetet komunale të Likovës për mbajtjen e distancës sociale dhe respektimin e rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.
Ndërkohë që në Kumanovë, pas stabilizimit gradual të situatës, ka filluar edhe planifikimi i rikthimit të jetës normale. Pas hapjes së tregjeve dhe qendrave tregtare në qytet, nga e marta është planifikuar edhe rifillimi gradual i transportit publik urban, por edhe ndërurban.
Por, vlen të theksohet se në vazhdimësi Ndërmarrja Publike “Pastrim dhe gjelbërim” është duke kryer dezinfektimin e rrugëve në qytet dhe lagjet periferike.