Kupa e Amerikës, ja kur luhen çerekfinalet

Kupa e Amerikës, ja kur luhen çerekfinalet
16:11 | 25 Qershor 2019

Faza e grupit të Kupës së Amerikës ka përfunduar dhe katër nga 12 ekipet janë eliminuar, me Bolivinë, Ekuadorin, Japoninë dhe Katarin që janë kthyer në shtëpi.

Tetë skuadra kanë mbetur dhe çerekfinalet fillojnë në fund të kësaj jave.

Lajmi.net ua përcjell detajet e ndeshjeve të ardhshme:

Brazil vs Paraguai: Të enjten në mëngjes (02:30) në ‘Arenda do Gremio’
Venezuela vs Argjentina: Të premten në mbrëmje (21:00) në ‘Maracana’.
Kolumbia vs Kili: Të premten pas mesnate (01:00) në ‘Arena Corinthians’.
Uruguai vs Peru: Të shtunën në mbrëmje (21:00) në ‘Arena Fonte Nova’.

Mund të ketë një gjysmëfinale mes Brazilit dhe Argjentinës, nëse të dyja ekipet fitojnë, ndërsa Uruguai dhe Kili mund të takohen përsëri nëse të dy skuadrat fitojnë çerekfinalet e tyre respektive. /Lajmi.net/

TAGS