‘Kuqezinjtë e Jakovës’ demantojnë Ademin: Një komb, një kombëtare

‘Kuqezinjtë e Jakovës’ demantojnë Ademin: Një komb, një kombëtare
21:22 | 23 Qershor 2019

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka premtuar se të gjitha tifogrupet kosovare shumë shpejtë do ta mbështesin ekipin e ‘Dardanëve’.

Mes emrave si ‘Plisat’, ‘Intelektualët’, ‘Forca’, u përmendën edhe ‘Kuqezinjtë e Jakovës’ – të katër tifozëritë vazhdon përkrahjen ndaj Kombëtares së Shqipërisë.

Këta të fundit i kanë reaguar para disa orëve kryetarit të FFK-së, duke demantuar tërësisht deklaratën e tij, shkruan lajmi.net.

Në një reagim nga kryetari i këtij tifogrupi, ndër të tjera përmendën se ata do të vazhdojnë përjetësisht amanetin e dëshmorëve për ta parë Shqipëria e bashkuar.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Mbrëmë në emisionin Oxygen Shoë Presidenti i FFK Agim Ademi permendi për disa grupe që do të jenë pjesë e “Dardanëve dhe tha se edhe “Kuqezinjët e Jakovës” janë pjesë. Zt. Ademi nuk ka folur as njëherë me ne dhe pse qendrimet tona janë të perjetshme për një ligë, për një komb,për një Kombëtare. Kjo nuk është “shpikja” jonë por amanet e ideal i shumë dëshmorëve. Ndër të tjera edhe është amaneti i ideatorit tonë Heroit Bujar Roka i cili ra për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.Ne asnjëherë nuk jemi kundër Kosovës dhe të sukseseve të saj por asnjë e arritur e Kosovës nuk do të jetë më e madhe se sa shkrirja në një kombëtare!” /Lajmi.net/ 

TAGS