Kur fustani të “zhvesh” në tapetin e kuq, moment i sikletshëm për modelen Yulia Rybakova

Jo çdo herë veshjet janë të sigurta në tapetin e kuq të ndonjë eventi.

Mund të ndodhë që gjatë parakalimit veshja të të tradhtojë, dhe sytë e kamerave janë menjëherë drejt teje.

Kjo gjë i ka ndodhur modeles së njohur ruse Yulia Rybakova. Ajo gjatë parakalimit në Festivalin e Kanës, në Feancë, është shfaqur e veshur me një fustan të kuq me bisht të gjatë.

Pasi ka marrë disa poza, ajo është larguar, por bishti i saj ka ngelur nën këmbën e një personi, duke bërë që pelerina e saj të ndahet nga pjesa tjetër e veshjes.

Në këtë moment, modelja ruse u gjend e zhveshur në mes të tapetit të kuq në një situatë të sikletshme e cila u kap nga kamerat.

Mirëpo edhe pse ndodhi kjo, modelja u pa e buzëqeshur teksa një nga asistentët e ndihmoi menjëherë në rregullimin e fustanit.

Ndërsa shumë prej komentuesve në rrjetet sociale e kanë quajtur një gjest të trilluar të Yulia-s, për të marrë pak vëmendje. /Telegrafi/

TAGS