Lindshmëria e ulët dhe emigrimi mund t’u shkaktojnë shqiptarëve atë që nuk ua shkaktoi asgjë tjetër në histori, shpopullimin e vendit – trojeve.
Mirëpo, shqiptarët e Maqedonisë gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit, krahas gjitha vështirësive ekonomike, shpërnguljeve, luftrave si dhe sfidave të ndryshme të kohës, kanë ruajtur numrin e lindjeve, përkatësisht përqindjen e natalitetit në kuadër të vendit.
Në vazhdim japim një pasqyrë të natalitetit ndër vite për shqiptarët e Maqedonisë, e sidomos të dhënat statistikore nga viti 2004* e deri vitin e fundit (gjendja 31 dhjetor 2018):
Viti: Numri i foshnjeve të lindura shqiptare
2004: 7.390 foshnje
2005: 7.230
2006: 7.396
2007: 7.392
2008: 7.309
2009: 7.454
2010: 7.888
2011: 7.727
2012: 8.035
2013: 8.137
2014: 7.908
2015: 7.604
2016: 7.774
2017: 7.404
2018: 7.545
*Nga viti 2004 në numrin e përgjithshëm të lindjeve llogariten vetëm foshnjet e lindura në vend, por jo edhe ata të lindura jashtë vendit.
Numri i foshnjeve të lindura jashtë vendit-shtetit, të cilët janë evidentuar në regjistrat vendor, sillet si në vijim:
Viti: foshnjet e lindura jashtë vendit
2008: 3728 foshnje
2009: 3510
2010: 3642
2011: 4012
2012: 4221
2013: 4373
2014: 4400
2015: 4632
2016: 4833
2017: 4829
2018: 5019
Edhe pse nuk mbahet ndonjë evidencë zyrtare për përkatësinë etnike të foshnjeve të lindura jashtë vendit, por shikuar sipas komunave të prejardhjes, afro 85% e tyre janë të përkatësisë etnike shqiptare.
Kur jemi te shtimi natyror i dy bashkësive më të mëdha në vend, asaj maqedone dhe shqiptare, nga të dhënat e mëposhtme mund të thuhet se shqiptarët kanë një bilanc pozitive në këtë drejtim, apo mesatarisht kemi +4500 shqiptarë më shumë për çdo vit apo +12 shqiptarë më shumë për çdo ditë. Ky trend pozitiv nuk vlenë kur bëhet fjalë për bashkësinë etnike maqedone, e cila në konton e saj ka një bilanc negativ, apo mesatarisht kemi -2700 maqedon më pak për çdo vit apo -7 maqedon më pak për çdo ditë.
E kur emigrimi përcillet edhe me shtim natyror negativ, atëherë pasojat ekonomike, sociale dhe demografike për atë bashkësi etnike do të jenë të tmerrshme dhe të pakorrigjueshme.
Më poshtë po japim një pasqyrë statistikore të 10 vjeçarit të fundit, lidhur me shtimin natyror të këtyre dy bashkësive më të mëdha në vend:
Vitet 2008-2018
Shqiptarë
Lindje – vdekje = shtimi natyror
7 309 – 3 170= +4139 persona
7 454 – 3 023= +4431
7 888 – 3 073 = +4851
7 727 – 3 198= +4529
8 035 – 3 416 = +4619
8 137 – 3 230= +4907
7 905 – 3 106 = +4799
7 604 – 3 402 = +4202
7 774 – 3 435 = +4339
7 404 – 3 434= +3970
7 546 – 3 433= +4113
Maqedonas
Lindje – vdekje = shtimi natyror
12 254 – 14 140= -1886 persona
12 490 – 14 332= -1842
12 658 – 14 298=-1640
11 544 – 14 409=-2865
11 995 – 14 823=-2828
11 550 – 14 219=-2669
12 099 – 14 716=-2617
12 307 – 15 163=-2856
12 047 – 15 091=-3044
11 260 – 15 005=-3745
10 862 – 14.455=-3593
Shohim se numri i lindjeve dhe vdekjeve apo shtimi natyror gjatë dekadës së fundit, te shqiptarët e Maqedonisë, është konstant. Ndërsa, te bashkësia etnike maqedone shtimi natyror varion, dhe i njejti është dyfyshuar në aspekt negativ, edhe atë: nga -1886 që kishim gjatë vitit 2008 në -3593 maqedon më pak gjatë vitit 2018, e gjithë kjo si rezultat i bilancit negativ të shtimit natyror të kësaj bashkësie etnike.
Këtë vit si asnjëherë më parë, në historinë e saj 70 vjeçare, bashkësia etnike maqedone nuk ka qenë më afër “kufirit psikologjik demografik”, dhe nga numri pesëshifrorë që mban një kohë të gjatë, të bie në numër katërshifrorë të foshnjeve të lindura brenda vitit.
Sipas të dhënave më të reja statistikore të vitit 2018, në Maqedoni kanë lindur 21.333 foshnje të gjalla, ndërsa kanë vdekur 19.727 persona, duke bërë që numri i foshnjeve që erdhën në jetë të ishte 1606 më shumë se personat që u ndanë nga kjo jetë. Shikuar në aspektin etnik kemi këtë përbërje:
Lindje – Vdekje
-maqedonas: 10.862 (50,1%) – 14.455 (73.3%)
-shqiptarë: 7.546 (35,4%)- 3433 (17.4%)
-turq: 973 – 973
-romë 1298 – 1298
-boshnjak: 221 – 221
-serb: 125 – 125
-të tjerë: 308 – 375
Që nga pavarësimi i Maqedonisë, apo nga të dhënat statistikore të vitit 1992 e deri në të dhënat e fundit të vitit 2018, përqindja mesatare e foshnjeve të lindura të gjalla shqiptare në Maqedoni është 34.52%, ndërsa vetëm vitin e fundit (2018) shifrat arritën në 35.37%. Sa i përket mortalitetit, shqiptarët këto dy dekada të fundit marrin pjesë mesatarisht me 16.5% nga numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend, kundrejt 73.2% persona të bashkësisë etnike maqedone.
Është koha e fundit që çështja e planifikimit demografik të ngritet në një nivel të lartë të prioriteteve të Qeverisë. Duhet të hartohen projekte dhe të mirren masa në përpilimin e ligjeve efektive dhe pakove sociale, e jo të sillen ligje tendencioze për të dëmtuar bashkësitë tjera etnike. E kur qëllimi i sjelljes së ligjeve është jo i mirë dhe tendencioz, e gjithë kjo do kthehet si bumerang.
Sa do u rezistojnë shqiptarët e Maqedonisë fenomenit të “mortajës së bardhë”, nvaret prej shumë faktorëve. Ndërsa, neve na mbetet që vitin e ardhshëm të shohim se sa do të ndikoj negativisht ligji i ri për natalitetin, apo heqja e ndihmës financiare dhjetëvjeçare për lindjen e fëmijës së tretë, në të dhënat vitale statistikore.
Ridvan Ismaili