Kur Sadie Berisha bënte bashkë socialistë e demokratë/ Me fëmijët duke pastruar nga liqeni, Lulzim Basha mbjell pemë

Kur Sadie Berisha bënte bashkë socialistë e demokratë/ Me fëmijët duke pastruar nga liqeni, Lulzim Basha mbjell pemë
Tash esht Koha

Sadie Berisha që pas divorcit me Shkëlzen Berishën është rikthyer në Suedi, ku dhe vijon jetën me familjen e saj. Megjithatë gjithnjë ajo gjen mënyrën dhe fjalët e duhura për të kujtuar ditët në Tiranë, por edhe punëve që ajo ka realizuar këtu. Në një postim në rrjetet sociale, Sadia është kthyer edhe njëherë në 2011, ku nëpërmjet fotove ajo ka treguar sesi në ditën ndërkombëtare të Tokës, ajo së bashku me emra nga politika, arti dhe media pastruan Parkun e Liqenit Artificial. Ashtu si shihet, së bashku me të në foto është edhe Lulëzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Natyrisht që nuk kanë munguar as fotot e vetë Sadies me dy fëmijët e saj.





Statusi i plotë

Dje ishte dita ndërkombëtare e tokës.

Pata kohë të lirë dhe vendosa ti rikthehesha edhe njëherë fotove të vjetra dhe gjeta këto.

Një nga projektet për të cilin jam më së shumti krenare. E gjitha filloi me mua dhe mikun tim Ignazio Campanale dhe një filxhan kafeje tek parku i Tiranës, dhe në një kohë shumë të shkurtër përfundoi me një nga ngjarjet më të mëdha të ndërgjegjësimit mjedisor në Shqipëri.

Të rinj dhe të moshuar, socialistë dhe demokratë, politikanë dhe media nga të dy palët, përfaqësi ndërkombëtare dhe artistë u shfaqën të bashkuar për të ndihmuar në pastrimin e “mushkërive të Tiranës”.

Të gjitha u bënë të mundur me ndihmë dhe sponsorizim nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit deri tek dyqanet më të vogla të kafesë.

Kujtime Në paqe me natyrën.

Tash esht Koha
TAGS