Kur vjen puna te ecuria e mirë, Kosova lë pas Brazilin, Anglinë dhe Francën

Kur vjen puna te ecuria e mirë, Kosova lë pas Brazilin, Anglinë dhe Francën

Kosova ka shënuar edhe një ndeshje pa humbje të njohura zyrtarisht nga Federata Evropiane e Futbollit.

Përfaqësuesja jonë ka barazuar para shikuesve të vetë në Fadil Vokrri kundër Bullgarisë me rezultat 1:1.

Kjo ka bërë që të arrihet një ndër seritë më të gjata të kohëve të fundit pa humbje të një kombëtare në arenën ndërkombëtare.

“Dardanët” pas ndeshjes së mbrëmshme ka numrin e ndeshjeve pa pësime në 12 sosh, duke lënë pas shumë ekipe të mëdha.

Kosova lë pas kombëtaret e tilla si Brazili, që ka shtatë ndeshje pa humbje dhe po aq ka edhe Anglia.

Lexo po ashtu:

Edhe Gjermania dhe Franca mbeten pas lojtarëve tanë, ku i pari ka katër ndeshje dhe i dyti tre pa humbje.

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A, një pikë pak se vendi i dytë Bullgaria, që ka një ndeshje më shumë dhe pesë më pak se liderët anglezë. /Telegrafi/

TAGS