Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar në një intervistë ne Syri Vizion që po transmetohet në T7.
Kurti ndër të tjera ka folur edhe për deklaratën e Edi Ramës vitin e kaluar ku i kishte quajtur të gjithë ata që i thonë tradhëtarë Hashim Thaçit, gomarë. Kurti ka thënë se nuk e ka quajtur tradhëtarë Thaçin për idenë e shkëmbimit të territoreve.
“Nuk është ide e Thaçit ajo. Është e Serbisë. Është plagjiaturë”, thotë Kurti.
“Nuk e kam akuzuar Thaçin për tradhëti. Unë kam thënë se tani ka më tepër qasje të kolaboracionistit (bashkëpunuesit). Tradhëtia e tij është bërë shumë më herët. Nuk mund të tradhëtosh disa herë. Tash ai është kolaboracionist”
“Duhet të i shikoni deklaratat e mija që të i vërtetoni këto”/Gazeta Express/