Kurti tregon në Twitter çfarë qëndrimi ka mbajtur para emisarit të Trumpit për dialogun

Kurti tregon në Twitter çfarë qëndrimi ka mbajtur para emisarit të Trumpit për dialogun

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është takuar me emisarin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Richard Grenell, i cili njëherësh është ambasador i SHBA’së në Gjermani, sot ka qëndruar në Prishtinë, ku, përveç me Kurtin, është takuar edhe me presidentin e vendit dhe me zyrtarë të tjerë institucionalë e politikë.

Kurti, partia e të cilit ka dalë e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ka treguar, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, në internet, se çfarë qëndrimi ka mbajtur para të dërguarit të Trumpit.

“Sot u takova me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett”, ka shkruar Kurti.

“E falënderova z. Grenell për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’së në Kosovë, në kohë lufte e në kohë paqeje”, ka bërë të ditur Kurti.

“Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë thash se përmbajtja e tij është më e rëndësishme sesa afatet”, ka treguar Kurti. /Express/