Kush do ta besonte se Mourinho do t’i ofrohej kësaj skuadre!

Kush do ta besonte se Mourinho do t’i ofrohej kësaj skuadre!
13:58 | 11 Maj 2019

Mediet në Itali kanë publikuar një formacion interesant.

Skuadra e Juventusit sipas medieve të këtij vendi, sezonin e ri do ta nis me një trajner tjetër, gjë që nënkupton largimin e Massimiliano Allegrit.

Dhe vendin e tij shumë lehtë ka mundur ta zë Jose Mourinho.

Agjenti Jorge Mendes, që verën e kaluar transferoi Cristiano Ronaldon te Juventus, i ka ofruar ‘Zonjës së Vjetër’ shërbimet e trajnerit Jose Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

Megjithatë, Juventus ka hedhur poshtë këtë opsion pa menduar.

Kampionët e Italisë nuk kanë vënë në diskutim cilësitë e Mourinhos, por nuk kanë mundur ta imagjinojnë në stol një simbol të Interit, që jo pak herë i ka provokuar në të kaluarën./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS