Kush do të jetë ‘Galaktiku’ i radhës? Perez ndan 170 milionë euro

Kush do të jetë ‘Galaktiku’ i radhës? Perez ndan 170 milionë euro
20:36 | 9 Tetor 2019

Mund të duket e çuditshme, por një skuadër si Club Brugge ka ndalur Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse në skuadër kanë një varg lojtarësh fantastik, Real Madrid pas dy xhirosh në Ligën e Kampionëve kanë arkëtuar vetëm një pikë.

Nuk është për t’u habitur, pra, Florentino Perez tashmë po mendon për përforcimet për të ardhmen, dhe raportet nga Spanja kanë sugjeruar se Real Madrid ka në listë dy emra të njohur në botën e futbollit.

Në garë për t’u bërë ‘Galaktikë’ janë Mohamed Salah i Liverpoolit dhe Kylian Mbappe i PSG-së.

Real Madrid tani kanë përgatitur 170 milionë euro, dhe së pari do të tentojnë me Mbappen, dhe nëse dështojnë këtu, do t’i drejtohen Salah./Lajmi.net/

TAGS