Kush është ambasadori gjerman i sapo emëruar në Tiranë

Kush është ambasadori gjerman i sapo emëruar në Tiranë

Peter Zingraf mori sot detyrën e ambasadorit gjerman në Tiranë.

Po kush është Zingraf

Ambasadori i ri gjerman ka studiuar romanistikë (histori letërsie frënge dhe italiane) në Aachen, Poitiers-Francë dhe Firence-Itali. Ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në universitetet e Aachen dhe Freiburg im Breisgau.

Peter Zingraf është i martuar dhe ka dy vajza.

Sa i përket karrierës së tij diplomatike, ajo ka nisur në vitin 1993 kur është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm.

–1994 Nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, Romë

– 1995 Ministria e Jashtme Federale, Bonn, Departamenti Politik

– 1996 Ambasada e Varshavës, Poloni

– 1999 Ministria e Jashtme Federale, Berlin, Departamenti i Kulturës

– 2002 Ambasada e Daressalam-it, Tanzani

– 2005 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror

– 2010 Ambasada e Dublinit, Irlandë

– 2013 Zyra e Presidentit Federal, Departamenti i Politikës së Jashtme

– 2016 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror

– Gusht 2019 Ambasada Gjermane në Tiranë, Shqipëri.