Kush është deputeti që mori dëmshpërblim për pasojat e tërmetit

Kush është deputeti që mori dëmshpërblim për pasojat e tërmetit

Në listën e rreth 500 personave për të cilët u miratua dëmshpërblim për pasojat e tërmetit është edhe Enver Roshi, deputet i opozitës së re në Parlament.

Roshi ka marrë mandatin e deputetit nga lista e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Familjet e prekura marrin një shumë që varion nga 4.000 deri në 1.290.000 lekë si kompensim për dëmin e shkaktuar nga lëkundjet sizmike. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 3 dhjetor nga Këshilli i Qarkut Tiranë.

Ndërkohë që po  punohet lista e familjeve që mbështeten nga Bashkia e Tiranës  pas fatkeqësisë natyrore të datës 26 nëntor në kryeqytet,  Këshilli Bashkiak tashmë ka kopsitur listën e familjeve që përfitojnë para për të  zhbërë dëmin e shkaktuar pas tërmetit  të 21 shtatorit./panorama