Kush është eurodeputetja Arba Kokalari, mbesa e Musine Kokolarit?

Kush është eurodeputetja Arba Kokalari, mbesa e Musine Kokolarit?

Shqiptarët morën një lajm të mirë këtë të hënë. Arba Kokalari, 32 vjeç, shqiptare, u zgjodh si eurodeputete në parlamentin europian.

Me një shqipe të admirueshme, Kokalari është mbesa e Musine Kokalarit, gruaja e cila u diplomua në vitin 1941 në universitetin “La Sapienza” në Romë.

Kokalari, nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Ajo lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën Ina, dhe të vëllain Kevin, emigruan drejt Suedisë.

Lidhjet e saj me Shqipërinë nuk janë shkëputur, dhe siç ka mësuar Dosja.al, Arba ka ruajtur gjuhën shqipe dhe dashurinë për vendin tonë.

Alba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur me beretë të bardhë, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunistë.

Musine Kokalari, është ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 46. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg.

Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vite të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, u sëmur me kancer, dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk ju dha as mundësia për tu kuruar në spitalin onkologjik.

E bukura Musine, jetonte e vetme në një dhomë të amortizuar, në një shtëpi përdhese në moçalishte, bashkë me dy-tri familje të tjera të persekutuara. Ajo punonte në ndërtimin e pallateve e përziente llaç për ustallarët e Gollobordës. Musineja ndërtonte qytetin që edhe pse dha shumë për të, ai nuk i jepte as një strehë për të futur kokën. /Telegrafi/

TAGS