Kush është Fatmir Bytyqi? Kryetar i ri i Komisionit për finansa në LSDM

Kush është Fatmir Bytyqi? Kryetar i ri i Komisionit për finansa në LSDM

Kush është Fatmir Bytyqi?

Fatmir Bytyqi ka lindur me 26.10.1975 në Butel të Shkupit. Në periudhën e viteve 1994-1999 ka diplomuar në Universitetin e Tiranës, në drejtimin Biznes Administratë-Biznes Menaxhment.

Momentalisht është duke kryer studimet e magjistraturës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, drejtimi administratë biznesi. Flet gjuhën angleze, shqipe, maqedonase dhe serbe shkruan Almakos

Ka përmbi 19 vite përvojë profesionale në nivele udhëheqëse dhe këshilluese. Në periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2009 ka punuar për Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) ku nga viti 2002 ka drejtuar me programe dhe projekte të ndryshme në Maqedoninë Veriore dhe në Kosovë për përforcimin e organizatave të shoqërisë qytetare dhe bartësve tjerë ( institucioneve publike, odave ekonomike në R.M. etj). Në këtë periudhë ka qenë përgjegjës për më shumë se 100 projekte. Nga viti 2005 ka punuar si konsultant i pavarur, si dhe si ekspert afatgjatë dhe afatshkurtër për ndërtimin e kapaciteteve të shfrytëzuesve të ndryshëm në Ballkanin Perëndimor në korniza të projekteve të cilat janë të financuara nga BE-ja. Në fillim të vitit 2012 është emëruar për Drejtor Ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore ku ka punuar deri në muajin prill të vitit 2013. Është kthyer në këtë pozicion në shtator të vitit 2015 ku e kryen funksionin deri në qershor të vitit 2017. Në prill të vitit 2013 ka nisur me punë në projektit për përkrahje teknike ( të financuar nga BE-ja) në Kosovë si ekspert kyç.

Ka përgatitur rekomandime për menaxhmentin financiar në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2014 dhe botime tjera të lidhura me menaxhmentin projektues. Ka realizuar më shumë se 300 trajnime dhe konsultime në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka përvojë të madhe në krijimin e moduleve për trajnime, si dhe për koordinimin e trajnuesve/konsulent për zbatimin e intervenimeve për ndërtimin e kapaciteteve. Njashtu e ka përvojën e dëshmuar në menaxhimin me projekte/programe dhe organizata. E gjithë kjo është në drejtimin e planifikimit dhe menaxhimit me fondet e donatorëve, sidomos nga Bashkimi Evropian njofton Almakos

Në përvojën e tij të punës në MCMS, ka drejtuar me disa programe ( me buxhet përmbi 250.00 euro) dhe gjatë një viti e gjysmë ka qenë kryerës i detyrës Udhëheqës i Departamentit për shoqëri qytetare në MCMS ( udhëheqja e personelit prej 9 persona, programe e kështu me radhë). Si Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, në një periudhë afatshkurtër ka arritur që të bëje ndryshime rrënjësore organizative me çka e ka rritur kredibilitetin e vet Odës. Nga muaji prill i vitit 2018 është pjesë e Kabinetit të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore në pozitën si këshilltar i posaçëm./Almakos