Kush është kosovari që depërtoi me markën e vet në tregun botëror të orëve?

Kush është kosovari që depërtoi me markën e vet në tregun botëror të orëve?

Djaloshi i ri orëndreqës nga Gjeneva, Rexhep Rexhepi, ekspozon orët e tij në objekte luksoze të kryeqyteteve në mbarë botën.

Albinfo ishte në sipërmarrjen e tij, në lokalet e punës në Gjenevë.

Sapo arrita në objektin e ri të madh dhe të qetë të “Akrivia” në Gjenevë, themeluesi Rexhep Rexhepi menjëherë na paraqet bashkëpunëtorët e tij.

Me të parë moshën e ekipit të krijohet më shumë përshtypja se gjendesh në një Start up të web-it.

Por, sapo kryhen prezantimet, shumë shpejt kupton se kemi të bëjmë me një ekip të specializuar dhe se nëse llogarisim përvojën e të treve së bashku, aty bëhen tridhjetë vjet përvojë.

Themeluesi vetë i ka dedikuar më shumë se gjysmën e jetës së tij pasionit për orë.

Në moshën 14-vjeçare ai filloi profesionin e tij në firmën prestigjioze “Patek Pilippe”.

Por, takimi i tij me orët dhe interesimi i tij kishte filluar shumë më herët dhe larg Zvicrës.

Rexhepi tregon:

“Takimi im i parë me një orë zvicerane ka ndodhur në Kosovë, ishte ora e babait tim.

E mbaj mend se ishte një Tissot.

Në atë kohë babai im punonte në Zvicër dhe na vizitonte vetëm gjatë pushimeve.

Çdo herë unë e merrja orën e tij dhe dëgjoja tik-takun e saj.

Disa herë përpiqesha ta hapja, por nuk arrija.

Në fakt, vetëm sa arrija ta gërvishja orën”, rrëfen ai për albinfo.

E sjell babain para aktit të kryer, bëhet orëndreqës

Në vitin 1998 filloi lufta në Kosovë dhe babai vendosi ta sillte familjen e tij në Zvicër.

Rexhepi, atëherë 12-vjeçar, i përshtatet shumë shpejt sistemit shkollor të Gjenevës dhe merr rezultate të mira.

Për zhgënjimin e babait të tij, i cili e kishte paracaktuar atë në një karrierë avokati, Rexhepi vendosi të bëjë një zanat për orëndreqës.

Atë e kishte inkurajuar një fqinj i tij, aktiv në profesion dhe një mik, i cili tashmë kishte filluar zanatin.

Babai i tij nuk e kuptonte një zgjedhje të tillë, por djali e vuri para aktit të kryer dhe u detyrua ta pranonte.

Djali i tij ishte pranuar në firmën e orës më prestigjioze në botë, një mundësi që nuk mund ta humbte.

Dy vjet më vonë, Rexhepi, i vendosur në sektorin e kontrollit të cilësisë, sheh të kalojë në duart e tij të ashtuquajturën orë Tourbillon, e prodhuar nga Patek Phillipe.

Aty i lind ideja, ndërsa mbetet i ngrirë dhe admirues gjatë 45 minutave, aty i lind ideja se një ditë edhe ai do të ketë një orë të tillë.

Furnizues i kompanisë “Hublot”

Pasi që përfundon trajnimin e tij në Patek Philippe, Rexhepi rri ende dy vjet në fabrikë përpara se të vendosë të përjetojë përvoja të tjera profesionale.

Ai arrin në BNB Concept, një nënkontraktues dhe furnizues i kompanisë së orëve Hublot.

Pas një viti, në moshën 21-vjeçare, ai bëhet shef ekipi, duke u bërë përgjegjës për dërgimin e produkteve që plotësojnë cilësinë e kërkuar, menaxhues, trajnues i ekipit të tij dhe përgjegjës i prodhimeve me defekte.

Pas 3 vjet me BNB Concept, ai shkon te shtëpia prodhuese François Paul Journe, një emër tjetër i orëve me cilësi të lartë, ku pas dy vjet shërbimi vendos më në fund se ishte koha për të filluar diçka vetë.

Në moshën 25-vjeçare ai krijoi markën e tij “Akrivia”, që në greqishten e vjetër do të thotë “saktësi”.

Orëndreqësi shpjegon për albinfo:

“Unë e kam ndërmarrë këtë hap, sepse doja të krijoja orë, pa qenë i kufizuar si punonjës”.

Sa për emrin dhe origjinën e tij, para se të hynte në këtë fushë, Rexhepi pranon se i druhej paragjykimeve.

Por, në fund të fundit, nuk është personi ai që ka rëndësi, por ora që prodhon, pa marrë parasysh se kush e bën atë.

Rexhepi na rikujton se Antoni Patek dhe Adrien Phillip, themeluesit e Patek Phillip, ishin të dytë me origjinë të huaj dhe sot askush nuk ua vë mendjen.

Modelet e tij, në Dubai dhe Tokio

Me katër modele, marka është e ekspozuar tashmë në kryeqytetet luksoze, duke përfshirë Dubain dhe Tokion.

Gjithashtu në vitin 2015, modeli “Tourbillon chiming Shko Hour” u përzgjodh për çmimin Grand Prix d’horlogerie de Genève në katogirnë “Sonnerie”.

Në faqen e internetit në lidhje me ngjarjen kjo orë përshkruhet sikur të jetë një realizim i kryer falë një teknike dhe estetike të vërtetë.

Në të vërtetë, përsosmëria teknike dhe estetike janë dy elemente që Rexhepi i merr me zemër. Ai shpjegon se me kalimin e kohës, për arsye të kostos, detajet e bukura kanë tendencë të zhduken.

Ai, i cili dogji fazat në karrierën e tij, nuk ngurron kurrë sa herë vjen puna për të krijuar një orë. Një shembull shumë i plotë i themeluesit shpjegon këtë gjë:

“Aktualisht, me rërë, për dy ose tre minuta puna mund të kryhet.

Megjithatë, ne vazhdojmë të përdorim metodën tradicionale, e cila vetëm katër deri në tetë orë mundëson arritjen e rezultatit të dëshiruar, një gjë që do të dallojë orën tonë në syrin e një koleksionuesi të rryer.

“Një tjetër tipar i markës sonë është simetria e modeleve, diçka që mbetet e rrallë në treg.

Hapi tjetër për “Akrivia” është prodhimi i një modeli të ri të thjeshtë (orë, minuta, sekonda).

Një prodhim i veçantë i kufizuar me dhjetë copa, fitimi i njërës prej të cilave do t’i dhurohet një shoqate për bamirësi.

Sa për të ardhmen e kompanisë, zoti Rexhepi thotë se dëshiron të mbajë një strukturë të vogël.

Vëllai i tij i vogël, Xhevdet Rexhepi, i cili sapo ka mbaruar zanatin, i është bashkuar ekipit.

Sipërmarrësi i ri pohon se dëshiron të mbajë një atmosferë familjare.

Me markën e tij në moshën 25 vjeçare

Në moshën 25-vjeçare ai krijoi markën e tij “Akrivia”, që në greqishten e vjetër do të thotë “saktësi”.

Orëndreqësi shpjegon:

“Unë e kam ndërmarrë këtë hap, sepse doja të krijoja orë, pa qenë i kufizuar si punonjës”.

Sa për emrin dhe orgjinën e tij, para se të hynte në këtë fushë, Rexhepi pranon se i druhej paragjykimeve.

Por, në fund të fundit, nuk është personi ai që ka rëndësi, por ora që prodhon, pa marrë parasysh se kush e bën atë.

Rexhepi na rikujton se Antoni Patek dhe Adrien Phillip, themeluesit e Patek Phillip, ishin të dytë me origjinë të huaj dhe sot askush nuk ua vë mendjen./AlbInfo/

TAGS