Kush ishte realisht heroi i golit të kualifikimit të Liverpool?

Kush ishte realisht heroi i golit të kualifikimit të Liverpool?
13:59 | 8 Maj 2019

Trent Alexander-Arnold mori të gjitha lavdatat për mençurinë e tij mbresëlënëse në golin e katërt të Liverpool ndaj Barcelonës, njëkohësisht goli i kualifikimit.

Pasi fitoi kornerin, mbrojtësi anglez mendoi ta linte ekzekutimin e tij Xherdan Shaqirit, por pa lëvizjen e Origit dhe pasoi shpejtë te ai, duke kapur në befasi tërë mbrojtjen e Barcelonës.

Por megjithatë merita për këtë gol ka edhe ‘mbledhësi i topave’, Oakley Cannonier, shkruan lajmi.net.

14-vjeçari ka luajtur rol kyç në golin e katërt të vendasve, pasi gjuajti aq shpejtë topin te Alexandre-Arnold, çka solli golin me vlerë kualifikimi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, 20-vjeçari realizoi asistin e 15 këtë sezon dhe është një nga mbrojtësit më premtues në Evropë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS