Kush janë 12 lojtarët fatlumë që kanë luajtur krahë Messit e Ronaldos

Kush janë 12 lojtarët fatlumë që kanë luajtur krahë Messit e Ronaldos

18:53 |

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy lojtarët që konsiderohen si më të mirët në histori të futbollit.

Messi, tërë karrierën e tij e ka kaluar me kombëtaren e Argjentinës dhe skuadrën e Barcelonës, ku ka korrur suksese të jashtëzakonshme.

Cristiano Ronaldo në anën tjetër, karrierën e ka kaluar me Portugalinë, Sporting Lisbonën, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Në karrierat e tyre, ata kanë luajtur me shumë lojtarë, por janë 12 sosh që kanë gëzuar fatin të luajnë me të dy.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell emrat e 12 lojtarëve që kanë pasur mundësinë të luajnë krahë Messit dhe Ronaldos.

Fernando Gago
Gabriel Heinze
Gerard Pique
Andre Gomes
Angel Di Maria
Carlos Tevez
Paulo Dybala
Gonzalo Higuain
Henrik Larsson
Nelson Semedo
Ezequiel Garay
Deco 
/Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

19:01 |

TAGS