Kush janë nuset që “fshehën” shtatzëninë poshtë fustanit të bardhë

Kush janë nuset që “fshehën”  shtatzëninë poshtë fustanit të bardhë

Çiftet e “showbizz”-it shqiptar fitojnë vëmendje me çdo detaj të tyre. Mesa duket, ata tashmë e kanë kuptuar “pushtetin” e rrjeteve sociale, ndaj dhe e përdorin si marketingun më të mirë. Por veç punës dhe projekteve, ato që më së shumti ndiqen e pëlqehen janë detajet nga jeta e tyre sociale. Dasmat, deklaratat e dashurisë, shtatzënitë, ndarjet janë padyshim kryefjala e mediave rozë. Më poshtë po ju sjellim disa nga dasmat e “showbizz”-it, por ndryshe nga dasmat klasike, nuset kanë qenë shtatzëna.





Klea Huta
Çifti i përfolur dhe mjaft i dashur i “showbizz”-it shqiptar kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni tepër të fshehtë. Kanë qenë vetë Klea dhe Elgiti që e kanë bërë publik lajmin e dasmës, përmes postimeve në rrjetet sociale. Që të dy kanë publikuar në “Instagram” pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në shkretëtirën e Marokut. Ndërkohë çifti pas disa muajsh do të bëhen prindër për herë të parë. “Unë thashë po, faleminderit që ekziston”, shkruan Elgiti duke qeshur, krahas fotos ku Klea shfaqet e veshur me fustan të bardhë. Ndërkohë, Klea ka postuar disa foto me vello, ku duket shumë bukur.


Elisa Spiropali
Në 2014-ën Elisa Spiropali, atë kohë drejtoreshë Doganash, i dha fund beqarisë në një ceremoni tepër sekrete. Me rreth 100 të ftuar, ajo dhe Salarjon Tota i thanë “po” njëri-tjetrit. Por vetëm pak ditë pas dasme u zbulua se Elisa ishte shtatzënë. Ashtu si u mësua më vonë, dasma ishte nxituar pikërisht prej pritjes së ëmbël të politikanes. Vetëm pak kohë pas dasme, në jetë erdhi edhe vogëlushja e çiftit, Nalta. E tashmë që kanë kaluar disa vite, Nalta është bërë edhe me një vëlla të vogël, Kren.


Olta Xhaçka
Edhe Olta Xhaçka celebroi dashurinë e saj me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçi, gjatë kohës që ishte shtatzënë. Në një ceremoni në periferi të Tiranës, me të ftuar miq e politikanë, çifti festoi për dashurinë disavjeçare. Gjatë ceremonisë apo ditët më pas ende nuk flitej për këtë shtatzëni, por nuk do të kalonte shumë kohë dhe barku i rrumbullakosur i Oltës do të binte në sy. Nga dasma në fillim në të tetorit, Hana, vajza e çiftit erdhi në jetë ditën e Shën Valentinit. E tashmë që kanë kaluar disa vite, Hana është bërë edhe me një motër të vogël.

Jona Spahiu
Moderatorja bukuroshe dhe shumë e dashur për publikun, Jona Spahiu ka kurorëzuar në martesë dashurinë me Frenklin para dy vitesh. Jona ka mbledhur familjarët, të afërmit e miqtë në një dasmë luksoze dhe plot detaje, por natyrisht që detaji më i ëmbël ishte barku i rrumbullakosur i moderatores poshtë fustanit të bardhë. Në videot e publikuar nga të ftuarit, Jona shihej duke kërcyer me fustanin e bardhë të nusërisë, teksa bie në sy barku i rrumbullakosur.


Elita Rudi
Çifti i njohur kosovar bënë një nga dasmat më të paharrueshme në Kosovë. Me të ftuar VIP, muzikë dhe një ceremoni luksoze, Elita dhe Gjiko celebruan dashurinë e tyre. Por ndërkohë mediat kishin kohë që shkruanin për fillimet e shtatzënisë së moderatores së mirënjohur. Madje, shkruhej se ajo ishte larguar nga puna pikërisht për faktin se nuk ndjehej mirë në fillimet e shtatzënisë. Por në dasmën e tyre, ajo u shfaq në top formë, duke kërcyer gjatë gjithë natës. Vetëm pak muaj më pas erdhi në jetë edhe Zëri, vogëlushi i çifti.

Bashkëshortja e MC Kreshës
Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë vetëm pak kohë më parë duke çuditur të gjithë fansat. Ai është kurorëzuar me martesë me partneren e tij bukuroshe, Erzinën. Në dasmën e tij ishin të ftuar personazhe të njohur të “showbizz”-it dhe megjithëse i kishte porositur të tregoheshin sa më diskretë me pamjet nga dasma, duket se kjo nuk ka qenë e mundur. Nusja bukuroshe e plot stil, Erzina, shfaqet me barkun e fryrë në fustanin e bardhë në natën e martesës. Tashmë do të presim edhe pak kohë për të parë edhe vogëlushin e reperit të mirënjohur.

TAGS