29 Tetor 2018 / 17:59
Draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese do të shqyrtohen edhe këtë javë. Takimi i kryeministrit Zoran Zaev me 8 deputetët e përjashtuar nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka hapur nevojën për plotësimin e propozimeve. Në amendamentet që do të propozohen do të theksohet se ndryshimet do të zbatohen pas ratifikimit të marrëveshjes në parlamentin grek.
Mund të konstatoj se debat morëm këshilla konkrete për ne si përgatitës të draft-amendamenteve si në pjesën e përforcimit të identitetit maqedonas, pjesën e garancisë se procesi deri në fund do të ecë dhe nuk do të bllokohet nga Greqia dhe se ndryshimet kushtetuese do të hyn në fuqi pas ratifikimit të marrëveshjes në parlamentin grek dhe përdorimit të brendshëm të emrit. I morëm rekomandimet dhe tani do t’i përgatisim amendamentet- deklaroi Zoran Zaev.
Pas hartimit të propozim amendamenteve, grupi i deputetëve të përjashtuar do t’i shqyrtojnë draftet për të verifikuar nëse kërkesat e tyre janë përfshirë në amendamente.
Rekomandimet tona që i dhamë Qeverisë sot në lidhje me përgatitjen e draft-amendamenteve, pranohen në pjesën më të madhe. Qeveria do t’i shqyrtoj dhe do t’i përfshi në amendamente. U morëm vesh që më pas të dërgohen të ne dhe t’i shqyrtojmë nëse kërkesat tona si grup parlamentar i pavarur i VMRO-DPMNE-së janë përfshirë në drafte- pohoi Zekir Ramçilloviq, deputet i grupit të pavarur.
Propozim amendamentet do të shqyrtohen edhe me subjektet tjera parlamentare. Ndryshimet synojnë përshtatjen e Kushtetutës në përputhje me marrëveshjen e Prespës, si: aty ku shkruan Republika e Maqedonisë shtohet “së Veriut”, forcohen vendimet e KAÇKM-së, definohet pacenueshmëria dhe sovraniteti i Maqedonisë si dhe obligimet e shtetit për kujdesin ndaj diasporës. Qeveria ka afat që amendamentet t’i dorëzojë më së voni ditën e premte.
Adrian Kerimi