Kushtrim Mehmeti ironizon, ofron libra për paraqitje në televizione, 35 euro metra

Kushtrim Mehmeti ironizon, ofron libra për paraqitje në televizione, 35 euro metra

Në rrjetet sociale së fundi është komentuar shumë paraqitja e figurave të ndryshme publike nëpër televizione, të cilët po kyçen nga shtëpitë e tyre, por që të njëjtit gjithmonë po e përdorin një prapavijë me libra.

Kësaj zhurme të rrjeteve sociale i është bashkangjitur edhe regjisori Kushtrim Mehmeti, i cili njihet për iniciativa të ndryshme, shkruan KultPlus.

Ai është paraqitur në një fotografi me shumë libra dhe i njëjti ka thënë se i ofron për të gjithë ata që do të kyçen në lidhje të drejtpërdrejta televizive, por i njëjti ka caktuar edhe çmimin. 35 euro metra e librave, ka thënë Mehmeti.