1 Dhjetor 2018 / 17:13
Kuvendi filloi debatin për miratimin e teksteve të draft-amendamenteve për ndryshimet Kushtetuese. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se mbetet i hapur për proces inkluziv, duke kërkuar nga të gjithë deputetët që të ndërhynë në fazën e amendimit.
I qëndroj fjalës sime se mbetet e hapura mundësia për proces inkluziv në fazat e ardhshme të ndryshimeve, gjithmonë në shpirtin e marrëveshjes së Prespës. Jam i bindur se ju deputetët, si të zgjedhurit e popullit do ta zbatoni me sukses procesin e ndryshimeve kushtetuese duke u thirrur në përgjegjësi dhe interesin e qytetarëve për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e shtetit”. – theksoi Zora Zaev, Kryeministër
Në fazën e miratimit të drafteve, deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja do të votojnë të përmbajtur.
Do të votojmë të përmbajtur në tre amendamentet me qëllim që t’i lëm hapësirë debatit me ekspertët dhe propozimet e tyre të cilat mund të përfshihen në propozim-amendamentet me qëllim që të pranohen nga të gjithë deputetët qoftë nga shumica apo opozita”. – tha Zekir Ramçilloviq, Deputet i VMRO-DPMNE-së
Opozita kërkoi nga Qeveria që të heq dorë nga ndryshimet kushtetuese dhe të përkushtohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Kur do ta ndryshoni emrin e partisë suaj në Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut? Zotëri Zaev, a do t’i hiqni me thikë emblemat e policisë dhe ushtarëve nga uniformat e tyre ku shkruan Armata e Maqedonisë dhe MPB e Maqedonisë”. – u shpreh Vllatko Gjorçev, Deputet i VMRO-DPMNE-së
Për amendamentin e parë i cili parashikon ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, mbi 40 deputet janë paraqitur për diskutim. Debati për cdo amendament zgjat 3 ditë. Derisa në Kuvend debatohej, jashtë ligjvënësit ishin mbledhur qindra protestues për të shprehur revoltën e tyre kundër ndryshimit të emrit. Rreth godinës së Kuvendit u verën forca të shumta policore.
Adrian Kerimi
Loading…