19 June 2018 / 11:42
Kuvendi ka miratuar me 69 vota pro, 40 kundër dhe asnjë e përmbajtur kalon nevoja e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë. Gjatë leximit nga ana e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, deputetët e VMRO DPMNE- së janë ngritur menjëherë në këmbe dhe kanë kërkuar pushim për të mos arritur në votimin e tij, por ky i fundit nuk ka akorduar një gjë të tillë. Tensioni në ambientet e Kuvendit ka vazhduar për oak minuta por nuk ka penguar votimin. Dimitrov nga ana tjetër gjatë sencës ka kërkuar që Propozim-ligji për ratifikimin e plotë të marrëveshjes të sillet me procedurë të përshpejtuar.
Pas votimit të sotëm, komisioni ka dy ditë kohë, respektivisht deri të mërkurën në mesnatë për shqyrtimin e marrëveshjes. Pasi të kalojë në Komision, propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes do të shkojë sërish në seancë plenare për ratifikimin e plotë të tij.