Kuvend, miratohet draft-amendamenti për emrin

Tash esht Koha

Me 67 vota për, 23 kundër dhe 4 të përmbajtur Kuvendi miratoi tekstin e draft-amandamentit i cili parashikon ndryshimin e emrit Kushtetues të vendit nga “Reublika e Maqedonisë” në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Ashtu siç kishin paralajmëruar deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja votuan të përmbajtur. Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanovska me akuza të rënda ndaj Qeverisë mbi ndryshimet Kushtetuese.

Kjo Qeveri nënshkroi dhe u pajtua që ne të kemi formulim të ri, emërtim të ri dhe formim të ri si popull. Popull pa histori. Ja, kjo është ajo që fshihet pas ndryshimeve Kushtetuese, dhe pas kësaj marrëveshjeje të turpshme. Amandamenti 33 do ta fshijë luftën e maqedonasve për shtetin e tyre sepse po shkruani histori të re. Nuk ka histori të re, historia është vazhdimsi ajo është e shkruar dhe shkruhet. Ndërsa ju në të do të jemi turpi më i madh i Maqedonisë”. – tha Dafina Stojanovska, VMRO DPMNE

Ndërkohë që ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov siguroi se përmes zbatimit të marrëveshjes Maqedonia vetëm se përfiton prej saj.

Ju nuk mundët të siguronit as gjuhë maqedonase me atë politikën tuaj, por as identitetin maqedonas nuk mundët ta ruani. Nëse ne flasim gjuhën maqedonase sipas marrëveshjes, çfarë është ajo që ju pengon..më vjen turp të ju dëgjoj”. – theksoi Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme

Nga Lëvizja Besa thanë se edhe përkundër vërejtjeve të tyre që kanë paur mbi marrëveshjen e Prespës, ata përsëri do t’i përkrahin ndryshimet Kushtetuese, ndërkaq që vazhdojnë të kërkojnë që në këta ndryshime të përfshihen edhe çështjet ndëretnike.

Mbetet edhe çështja e marrëdhënieve ndëretnike apo dallimeve të cilat ne i kemi rreth konceptit dhe ndërtimit të shtetit në Maqedoni ato janë dallime të cilat partitë politike shqiptare por edhe ne si subjekt politik në vazhdimësi i kemi parashtruar dhe vlerësojme se në këto ndryshime Kushtetuese është dashur edhe kjo çështje e rëndësishme të tejkalohet, veçanarisht kur ka të bëjë me çështjen e barazisë gjuhësore apo gjuha shqipe të jetë gjuhë e barabartë me gjuhën Maqedonase”. – u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa

Kuvendi vazhdon me diskutimin e amandamentit të dytë i cili ka të bëjë me preambulën e Kushtetutës së vendit. Derisa Kuvendi po diskuton ndryshimet e Kushtetutës, nën forca të shtuara policore jashtë godinës së Kuvendit qëndrojnë dhjetra protestues të cilët kundërshtojnë zbatimin e marrëveshjes së Prespës.

Vjollca Aliti

Loading…

Tash esht Koha
TAGS