Kuvend, nesër nis debati për rikonstruimin e Qeverisë

Kuvend, nesër nis debati për rikonstruimin e Qeverisë

Të mërkurën Kuvendi nis debatin për rikonstruimin e Qeverisë. Një ditë para votimit, nënkryetarja e Qeverisë Radmilla Shekerisnka nuk e shef tragjik vendimin e kryeministrit Zaev për të ushtruar funksionin e ministrit të Financave. Sipas saj ky vendim i kryeministrit është porosi për qytetarët se organi ekzekutiv do t’i përkushtohet zhvillimit ekonomik.

“Në situatë kur i dëshmuam rezultatet në planin e integrimit, po bëhemi anëtare e NATO-s dhe do t’i fillojmë bisedimet me BE-në, porosia e qytetarëve ishte se na duhet më shumë punë në rritjen ekonomike. Kjo porosi e kryeministrit është për qytetarët”. – theksoi Radmilla Shekerinska, Nënkryetar e Qeverisë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë nuk u diskutua për shkarkime dhe emërime nga eshaloni i tretë. Ndërkohë negociatat mes partnerëve të koalicionit vazhdojnë lidhur me ndryshimet nga radhët e zëvendësministrave dhe drejtorëve. Deri më tani, partnerët e koalicionit nuk kanë kumtuar asgjë zyrtare, përveç informacioneve se marrëveshja pritet të precizohet pas votimit të kabinetit të ri Qeveritar. Me ndryshimet e fundit, vet kryeministri Zaev do të drejtojë Ministrinë e Financave, ndërsa ministri i deritanishëm Tevdovski do të jetë këshilltar i Zaevit. Ministër i Bujqësisë do të jetë Trajan Dimkovski, për ministër të Pushtetit Lokal është propozuar Goran Milevskin, ministër i Kulturës, Hysni Ismaili, ministër i Ekologjisë, Naser Nuredini dhe ministër për Sistem Politik, Sadulla Duraku. RDK-ja të cilës iu morr ministria e Pushtetit Lokal pret që Zaev të tërhiqet nga propozimi për shkarkimin e Suejl Fazliut, në të kundërtën organet e partisë do të sjellin vendim për veprimin e mëtejmë të subjektet në kuadër të shumicës parlamentare.

Adrian Kerimi                        

Loading…