Kuvend, përplasje mes VMRO-së dhe Xhaferit

Sapo ka filluar seanca parlamentare për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, dhe menjëher kanë filluar dhe përplasjet e para, mes deputetëve të VMRO-së që e kundërshtojnë këtë seancë dhe kreut të Kuvendit, që e thirri enkas këtë seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 21:00.

 Të hiqet pika nga rendi i ditës dhe të mendoni se çfarë po bëni meqë komisioni nuk arriti në konkluzion në lidhje me imunitetin e kolegut Veljanovski- tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i Kuvendit nga ana tjetër është përgjigjur se po veprohet sipas ligjit, pikërisht në bazë të raportit të Komisionit për Çështjen e Mandateve dhe Imuniteteve dhe nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e seancës.

 Baza e thirrjes së seancës është raporti i Komisionit. Për këtë në aspekt procedural nuk ka asnjë pengesë për mbajtjen e seancës- tha kryetari i Kuvendit, Xhaferi.

Loading…

TAGS