Alsat 2019-11-20T16:01:38+01:00
Çështja e politizimit të Akademisë për gjykatës dhe prokuror publik ka përplasur deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Në diskutimin e amendamenteve, për propozim ligjin për Akademinë, VMRO-DPMNE kërkoi që Ministrisë së Drejtësisë t’i hiqet e drejta të propozojë një anëtar dhe zëvendës anëtar në Bordin drejtues të Akademisë. Këto propozime sipas opozitës duhet t’i bëjë Gjykata Kushtetuese. Pushteti hodhi poshtë këtë propozim. Në këtë reagoi opozita duke akuzuar mazhorancën se po i lë hapësirë Ministrisë të kontrollojë Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë publik.
Loading…