Menjëherë pasi ka rifilluar seanca parlamentare për heqjen e imunitetit të deputetit Veljanovski, pas 5 minutash ajo është ndërprerë përsëri.
Sapo ka rifilluar seanca, deputeti Nikolla Micevski, njëherazi dhe koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së ka kërkuar 45 minuta të tjera pushim për t’u koordinuar dhe për të lexuar stenogramet e kësaj seance.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, disa herë e ka kundërshtuar këtë të fundit duke thënë se seanca duhet të përfundojë para orës 24:00, por më pas ka “lëshuar pe”, duke akorduar një pushim tjetër.