9 April 2018 / 15:00
Në Parlament të mërkurën në debat publik do të shqyrtohen propozim ndryshimet e ligjit për gjykatat. Ndër të tjera, do të diskutohet mënyra e shkarkimit të gjykatësve. Në të kaluarën, pikërisht ky proces linte dyshim se disa nga gjykatësit mund të shkarkoheshin nga funksioni pa bazë reale, domethënë vetëm në bazë të një vendimi politik. Në këtë pjesë, vërejtje për mënyrën e nisjes së procedurës për veprim joprofesional dhe të pandërgjegjshëm të një gjykatësi, ka kryetari aktual i Gjykatës Penale, Ivan Xholev. Ai nuk pajtohet as me mënyrën se si vlerësohen gjyqtarët dhe thotë se disa zgjidhje ligjore kanë për qëllim krijimin e kontrollit mbi gjyqtarët.
Më duhet të theksoj se gjyqtarët në këtë drejtim janë jashtëzakonisht të pakënaqur dhe të revoltuar, veçanërisht në të kaluarën, kur u ngritën shumë procedura për shkarkimin e gjyqtarëve. Përshtypja e gjyqtarëve është se një pjesë e madhe e këtyre procedurave janë urdhëruar për t’i trembur gjyqtarët. Ndoshta në një pjesë ata ia dolën mbanë – deklaroi Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale.
Kundër Ivan Xholevit, si gjykatës në Gjykatën Shkupi 1, u ngritën 9 procedura për shkarkim në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017. Shkarkimin e tij e kërkonte ish-kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski. Xholev shpjegon se vetë fakti që ka një iniciativë të caktuar për shkarkim, krijon presion ndaj gjyqtarit.
Të gjitha procedimet kundër meje u ndërprenë më vonë, por besoni edhe ndonëse procedurat ishin jashtëzakonisht absurde, ndjeva presion të madh për të gjitha këto. Unë njoh një numër gjyqtarësh nga Gjykata Penale të cilët kanë pësuar një golgotë të ngjashme si e imja. Unë njoh edhe gjyqtarë që u shkarkuan – theksoi Ivan Xholev.
Xholev beson se në procesin e shkarkimit të gjyqtarit një rol aktiv duhet të ndërmarrë edhe Shoqata e Gjykatësve. Ky organ, sipas tij, duhet të përfshihet në procedurë eventuale për një gjykatës të caktuar, por gjithashtu të lejojë shoqata të refuzojë një parashtresë kundër kolegëve të tyre nëse konstatohet se është tendencioze. Me ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, vetëm Këshilli Gjyqësor mund të shkarkojë një gjyqtar. Para Vitit të Ri u shfuqizua Këshilli për përcaktimin e përgjegjësisë te gjyqtari, i cili i parashtronte parashtresat për shkarkim.