Kuvendi do të ftojë kryeprokurorin Joveski të sqarojë rastin e Almirit (VIDEO)

Kuvendi do të ftojë kryeprokurorin Joveski të sqarojë rastin e Almirit (VIDEO)

Protesta masive para Qeverisë  së Maqedonisë e qytetarëve të revoltuar për rikualifikimin e rastit të vrasjes së vogëlushit Almir Aliu, në “ aksident në komunikacion”,nga ana e Prokurorisë Republikane, vuri në lëvizje Kuvendin e Maqedonisë.

Sot  deri te  Komisionin i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, është dorëzuar kërkesë për formimin e një Grupi punues me përfaqësues nga BDI, LSDM, ASH, Lëvizja BESA, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Avokati i Popullit, i cili do të merret me shqyrtimin e të gjitha fakteve që kanë të bëjnë me këtë rast.

Mes interpelancës dhe Komisionit Anketues, familja Aliu dhe avokatët e tyre, kanë vendosur për  propozimin e dytë, duke shpresuar se grupet parlamentare sëbashku do të kontribojnë për të hedhur  dritë mbi këtë rast.

“Shpresoj se bashkërisht me grupin parlamentar të BDI-së do të kyçen edhe grupe të tjera parlamentare dhe bashkërisht do të vijmë deri tek formimi i grupeve të punës ose Komision anketues që të arrijmë debat gjithëpërfshirës” deklaroi Asmir Alispahiç, Avokat i familjes Aliu.

Iniciativa e ngritur nga Grupi Parlamentarë i BDI-së, erdhi pas takimit që këta të fundit patën me familjarët e të ndjerit Almir Aliu.
Deputeti Artan Grubi, thotë se Komisioni aketues në Kuvend do të ftoj në seancë dëgjimore kryeprokurorin  edhe prokurorët tjerë për të sqaruar opinionin me të gjitha faktet lidhur me rastin e Almirit.

“Ideja nuk është për të bërë përplasje politike mes partive, deputetëve dhe prokurorit, por për ta ndihmuar procesin dhe për të ardhur deri tek rehatia shpirtërore për Almirin dhe familjen e tij”, tha  Grubi.

Ai ftoi kryeprokuori Joveski të tregohet i ndjeshëm ndaj këtij rasti, të cilin ai e quajti vrasje me paramendim. Në protestën e realizuar një ditë më parë para Qeverisë kundër rikualifikimit, organizatorët kërkuan dorëheqja e menjëhershme të kryeprokurorit Joveskit, prokurores së lëndës Suzana Kusigerska dhe gjykatëses Maja Denkovska, si dhe Prokurorëve shqiptarë në Prokurorinw Republikane.

Përgatiti: EvI Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com