Alsat-M 2019-05-16T15:06:45+02:00
Kuvendi I Kosovës po diskuton për gjenocidin e krimet serbe në Kosovë, konkretisht për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtarë që do të hulumtojë dhe konfirmojë gjenocidin që forcat serbe kanë bërë në luftën e ndaj shqiptarëve.
Kryeparlamentari Kadri Veseli , tha se do të ishte e pafalshme nëse faktori ndërkombëtarë nuk do të përkrahte këtë iniciative dhe kërkoi nga Serbia që të distancohet nga krimet që kanë ndodhur dhe të dënohen kriminelët që kanë kryer krimet monstruoze ndaj shqiptarëve.
Ky është qëllimi jonë duam paqe nuk duam konflikt duam të ardhme, por më askush nuk guxon as nuk kemi me i lënë me na ngacmua si do edhe drejtësia nuk ka qare pa ndodh….Është papërgjegjësi dhe do të jetë e pafalshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrahë iniciativën tonë për Tribunal Ndërkombëtar edhe do të përgjigjen para Kosovës, por gjithsesi edhe Tribunali jonë ndërkombëtar jam shumë i sigurt për aq sa ka njerëz në këtë botë, për aq sa ka dritë, diell do të ndodh edhe drejtësia edhe Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb”- theksoi Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës
Këtë iniciativë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka vlerësuar si punën më të mençur që mund të bëjë Kuvendi i Kosovës. ndërsa kryeministri Haradinaj tha se nuk do të ndalen deri sa të fitojmë betejën për drejtësi, që krimet të mos kalojnë pa u dënuar.
Debati i sotëm dhe mundësia e nxjerrjes së rezolutës dhe formimi i një komisioni janë punët më të mençura të mundshme që mund të bëjë kuvendi i Republikës së Kosovës . Është një ide shumë e mirë e kryetarit Veseli dhe besoj që të gjithë do të jenë së bashku të dënojnë gjenocidin, spastrimin etnik të Serbisë, dhe njerëzit që kanë kryer këto krime, njerëzit e aparatit shtetëror të Serbisë të dalin para drejtësisë”- tha Hashim Thaçi, President i R. së Kosovës
Tani është zgjuar vetëdijesimi institucional që për këto viktima të ngritën aktakuza. Serbia është fajtorja” ka thënë Deputetja e PDK-së Flora Brovina e cila sot ka paraqitur një fotografi tronditëse që sipas saj dëshmon dhunimin e tmerrshëm të një gruaje 35 vjeçare nga 3 ushtarë serbë gjatë luftës në Kosovë, në sy të familjes.
Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb, që dëshmon dhunën apo aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur I kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Ndërsa shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër, gra dhe sistematikisht i kanë dhunuar ushtarët serb”- u shpreh Flora Brovina Deputete e PDK-së
Kuvendi gjithashtu diskuton për Vendimin për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit si dhe Caktimi i Ditës së Gjenocidit.
Evi Shkopi