11 Janar 2019 / 20:26
Kuvendi miratoi ndryshimet Kushtetuese, Republika e Maqedonisë së Veriut Me 81 vota për, Kuvendi miratoi ndryshimet Kushtetuese për ndrrimin emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Katër amendamentet e Qeverisë u votuan në mënyrë unanime.
Kryeministri Zoran Zaev duke folur për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës dhe ndrrimin e emrit kushtetues, theksoi se Maqedonia në këtë rast ka ruajtur identitetin ndërsa ka hapur rrugën drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE. Zaev kishte porosi edhe për opozitën e cila nuk ishte prezente në sallë.
Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja është e vetëdijshme se marrëveshje më e mirë nuk do të ishte e mundur të arrihej. Lidhur me kërkesat e Lëvizjes Besa, krahu i Bilall Kasamit, Zaev kujtoi se qëllimet e tyre nuk kanë qenë dashakeqe.
Ai kujtoi kërkesat e deputetëve opozitarë, duke theksuar se më marrëveshjen e arritur mes Qeverisë dhe opozitës forcohet lidhja e shqiptarëve me shtetin. Me ndryshimet kushtetuese, Maqedonia merr emrin Repubika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të vlejë për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa ndryshimet do të hynë në fuqi vetëm pas ratifikimit të protokollit nga ana e Greqisë, për anëtarësimin e Maqdonisë në NATO.
Adrian Kerimi
Loading…