21 Dhjetor 2018 / 17:16
Pas debatit tre ditor, me 61 vota “për” dhe 15 kundër, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi buxhetin për vitin 2019. Të ardhurat totale janë planifikuara për 210.8 miliardë denarë kurse shpenzimet totale janë planifikuar për 228.5 miliardë denarë.
Rritja e BPV-së është parashikuar për 3.2 për qind, ndërsa norma e inflacionit është 2 për qind.
Deficiti buxhetor parashikohet për 2.5 për qind ose 17.7 miliard denarë, që është 500 milionë denarë më pak nga viti që po lëm pas.
Qëllimet e përcaktuara nga buxheti në vitin e ardhshëm janë norma më të larta të rritjes ekonomike, standardi më i mirë jetësor i banorëve, sundim i ligjit, niveli më i lartë i drejtësie sociale dhe anëtarësim në BE dhe NATO.
Loading…