28 Dhjetor 2018 / 17:35
Me 63 vota “për”, 1 “abstenim” dhe pa diskutim, deputetët në Kuvend miratuan ndryshimet në Kodin Penal.
Në ndryshimet e Kodin Penal nuk u përfshinë neni 353 i cili i referohet keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të cilin shumica parlamentare deshi që ta votoj mirëpo për shkak të presionit publik u largua. Ky nen do të mundësonte amnistimin e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së të akuzuar në lëndët e PSP-së.
Mbetet neni 275-v i cili ka të bëj me shpërdorimin e procedurës për shpalljen publike, dhënien e kontratave për furnizim publik ose partneritetin publiko-privat, që lidhet me krimet për të cilat akuzohen Sead Koçan dhe Vasilije Aviroviq.
Në ndryshimet e reja në Kodin Penal që tani do të hyjnë në fuqi bën pjesë edhe një vepër e re penale “Pengim i drejtësinë”. Propozimi është paraqitur nga: Artan Grubi, Snezhana Vançeva, Sonja Mirakovska, Lidija Tasevska, Vesel Memedi dhe Rexhep Memedi. Ndryshimet e reja në Kodin Penal mes tjerash parashikojnë edhe rritjen e dënimeve ndaj gjuhës së urrejtjes.
ALSAT
Loading…