Kuvendi një minutë heshtje për ushtaraken Zarife Hasanaj

Kuvendi një minutë heshtje për ushtaraken Zarife Hasanaj

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme në Kuvendin shqiptar është mbajtur një minutë heshtje për ushtaraken që humbi jetën gjatë misionit në Letoni, Zarife Hasanaj.

Zarife Hasanaj, ushtarakja shqiptare, humbi jetën dy ditë më parë teksa ndodhej me kontingjentin e Forcave të Armatosura, pjesë e misionit të NATO-s.

Ajo humbi jetën pasi një minë të cilën ajo po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë.

Në bazën ushtarake “Camp Adaz” në Letoni, u mbajt edhe një ceremoni në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, të rënë dje në krye të detyrës.

TAGS