Ky është 71-vjeçari që u ekzekutua nga forcat RENEA në Elbasan (Foto) 

 Ky është 71-vjeçari që u ekzekutua nga forcat RENEA në Elbasan (Foto) 

Personi që shihni në foto është 71-vjeçari Lefter Zhidru, që u ekzekutua nga forcat RENEA mbasditen e sotme. I moshuari mbajti për pesë orë me radhë në ankth forcat policore, teksa kërcënonte me kallashnikov nga banesa e tij.



Ai ishte ngujuar brenda banesës dhe nuk pranonte të dorëzohej, ndërsa qëllonte me breshëri plumbash policinë, ku nga të shtënat u plagosën dy kalimtarë.

E gjitha historia nisi rreth rreth orës 13:00, ku pas një sherri me 71-vjeçarin, bashkëshortja e tij njoftoi policinë. Me ndërhyrjen e policisë i moshuari qëlloi drejt këtyre të fundit, ndërsa mbetën të plagosur dy kalimtarë, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.