Ky është aplikacioni që krijon lajme të rreme të cilat nuk mund të dallohen

Ky është aplikacioni që krijon lajme të rreme të cilat nuk mund të dallohen

”Deep fake” është një kërcënim i ri dhe i frikshëm, që në të ardhmen rrezikon shndërrimin e ekosistemit dixhital në një botë ku, të dallosh të vërtetën nga e rremja do të jenë gjithnjë e më të vështira.

Pasojat e mundshme të përdorimit të tij të paligjshëm janë shqetësuese. Ju mund të krijoni një video false, ku politikanët dhe figurat publike bëjnë deklarata me një peshë të caktuar.

Krijimi i një videoje false, por krejtësisht të besueshme dhe përhapja e saj përmes internetit rrezikon të heqë bastionin e fundit të realitetit. Videot e rreme janë në gjendje të shndërrohen në një armë të rrezikshme dhe efektive për të krijuar një lajm të rremë për të manipuluar opinionin publik.

Teknika lejon përdorimin e inteligjencës artificiale për të mbivendosur një fytyrë të ndryshme në fytyrën e një personi në një video, duke krijuar kështu një shkëmbim identiteti.

”Deep fake” mund të dëmtojë reputacionin e njerëzve dhe kompanive, të ndërhyjë në politikën kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të sigurojë një mjet të ri për përhapjen e lajmeve të rreme.