Ky është çmimi marramendës i makinës së re të Taynës

Ky është çmimi marramendës i makinës së re të Taynës
21:10 | 6 Maj 2019

Reperja më ’In’ tash e 11 muaj, Tayna sot i ka bërë vetes një dhuratë shumë speciale.

Artistja në fjalë, sot ka blerë makinë të re të tipit ‘Mercedes Class AMG Line 2019’, e nëpër portale, u shkruajt se ajo kushtoi 60 mijë euro, por kjo shifër po del të jetë e pavërtetë.

Lajmi.net ka kontaktuar me Rinorin, menaxherin e Taynës duke pyetur për çmimin e saktë të veturës dhe ai deklaroi se Tayna ka shpenzuar plot 82 mijë euro për këtë makinë të tipit të fundit.

Qysh prej debutimit të saj në treg, me 1 qershor 2018, koncertet për të nuk kanë pushuar, e pas gjithë kësaj pune që padyshim sjell shumë të ardhura, ajo vendosi ta shpërblejë veten. Urime Tayna!/Lajmi.net/

TAGS