Ky është delegacioni i Kosovës që po negocion për hekurudhat në Berlin

Ky është delegacioni i Kosovës që po negocion për hekurudhat në Berlin

Pas marrëveshjes për rikthimin e linjës ajrore midis Kosovës dhe Serbisë bisedimet sot në kryeqytetin gjerman do të negociohet për rikthimin e linjës hekurudhore midis të dyja vendeve pas më shumë se dy dekadave. Me anë të një vendimi, Ministria e Infrastrukturës ka caktuar personat që do të negociojnë për hekurudhat në Berlin, shkruan Gazeta Express.

Sipas këtij vendimi që ka siguruar Gazeta Express në takimet në Berlin do të shkojnë Xhemë Veseli, Drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor dhe Ramë Qupeva, Drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore.

Vendimi është marrë nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe është përcjellë në qeveri e presidencë.

Siç raporton Tanjug, duke iu referuar burimeve, delegacioni serb ndërkaq në këtë takim do të udhëhiqet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq./GazetaExpress/