Ky është i riu që humbi jetën nga shembja e Hotelit “Adriatiku” (Foto)

Ky është i riu që humbi jetën nga shembja e Hotelit “Adriatiku” (Foto)

I riu që humbi jetën sot nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë, është Visar Behrami, 27 vjeçar nga Mitrovica.

Behrami ishte duke punuar në objektin e ish hotelit bashkë me tre punëtorë të tjerë, kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasditës së të hënës.

Visar Behrami, 27 vjeçari nga Mitrovica që humbi jetën nga shembja e ish-Hotelit “Adriatiku”

Nga ora 17:00 e deri pak pas mesnatës kanë zgjatur kërkimet e ekipeve të shpëtimit, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe FSK-së për gjetjen e trupit të të riut nga Mitrovica.

Është bërë e ditur se prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, se janë ndaluar nga policia dy persona lidhur me këtë rast,  punëdhënësi dhe punëkryerësi në objektin e ish-hotelit. /Telegrafi/

TAGS