Ky është kosovari që vdiq në aksidentin në Gjermani

Ky është kosovari që vdiq në aksidentin në Gjermani

Është bërë i ditur identiteti i kosovarit që humbi jetën në një aksident në Gjermani.

Të shtunën pasdite në qytetin e Huckelohven të Gjermanisë ndodhi një aksident trafiku, ku i vdekur mbeti një kosovar.

I ndjeri është Liridon Mustafa, 35-vjeç nga Mitrovica, shkruan Indeksonline.

Ai u aksidentua me një motoçikletë.

Mediet në Gjermani kanë publikuar motoçikletën me të cilën është aksidentuar i ndjeri.

Sipas raportimeve në Gjermani, shkaku i aksidenti ishte se Mustafa e humbi kontrollin e motoçikletës dhe si pasojë e kësaj ai mori lëndime vdekjeprurëse.