Ky ishte dështimi më i madh i Man Utd kundër AZ Alkmaar

Ky ishte dështimi më i madh i Man Utd kundër AZ Alkmaar
21:36 | 3 Tetor 2019

Manchester United ka dështuar të regjistrojë edhe një goditje të vetme në portë kundër AZ Alkmaar të mërkurën mbrëma, në barazimin 0-0 në Ligën e Evropës.

Ole Gunnar Solksjaer nisi ndeshjen me një numër lojtarësh të rinj, duke përfshirë Angel Gomes, Mason Greenwood dhe Brandon Williams.

Këta lojtarë të rinj, por edhe inkuadrimi i atyre që janë në ekip të parë, nuk ndryshuan lojën e Manchester United përballë AZ.

‘Djajtë e Kuq’ kanë dështuar të regjistrojnë një goditje të vetme në portën e AZ, me këta të fundit që realizuan katër të tilla.

Vlen të ceket se Manchester United nuk di për fitore në dhjetë ndeshjet e fundit në udhëtim./Lajmi.net/

TAGS