Ky truk gjenial matematikor që mund t’ju ndihmojë që në çast përmendsh t’i llogarisni përqindjet

Falë “magjistarit matematikor” të vetëshpallur, Ben Stephens, dhe trukeve të tij, tani do të llogarisni përqindjet pa u lodhur fare

Stephens ka publikuar cicërimën në të cilën shpjegon se cila është ajo mënyrë magjike për llogaritje përmendsh të përqindjeve, transmeton Telegrafi.

Zgjidhja e tillë befasisht e lehtë për këtë “problem” ka zgjuar vëmendje të madhe te ndjekësit e tij, por edhe te “publiku” i gjerë.

Tani të gjithë pyesin përse të mos mësohet diçka e këtillë në shkolla. Kjo është formula sekrete – x% od y= y% od x.

– Nëse duhet të llogarisni 4 përqindje nga 75, harroni atë, por filloni të llogarisni 75 përqindje nga 4, gjë që shumë më lehtë dhe më shpejt do të gjeni që përgjigjja është 3 – shpjegon Stifens dhe shton që shumica e njerëzve hutohen kur u thoni të llogarisin 18 për qind nga numri 50, mirëpo nëse e rrotulloni situatën dhe llogarisni 50 për qind nga 18, do të buzëqeshin dhe do të thonë “përnjëherësh” që përqindja është 9.

Shumica e njerëzve në rrjetin shoqëror Twiter kanë reaguar dhe thjesht i janë falënderuar Stifensit që me ta e ka ndarë këtë sekret. Disa madje kanë kërkuar që t’i pasurojë me dije nga matematika.

Për këtë cicërimë thotë që me siguri është më e popullarizuara që e ka publikuar ndonjëherë.

/Telegrafi/

TAGS