Ky vend thyu rekordin Guiness, mbillen 350 milionë pemë brenda ditës

Ky vend thyu rekordin Guiness, mbillen 350 milionë pemë brenda ditës
Tash esht Koha

Etiopia ka njoftuar se ka mbjellë më shumë se 350 milionë pemë brenda një dite në kuadër të iniciativës “Trashëgimia e Gjelbërt”, për të rikthyer edhe një herë gjelbërimin e humbur në disa shtete të kontinentit afrikan.

Sipas të dhënave të autoriteteve vendase, pas 6 orësh u mbollën 100 milionë pemë, shifër kjo e tre-fishuar pas 12 orësh, duke e bërë kështu një rekord botëror.

Me këtë gjest Etiopia thyu rekordin botëror të vendosur nga India në vitin 2017, e cila mbolli 66 mln pemë në të njëjtin hark kohor.

Ftesa për një nismë të tillë u bë nga kreu i qeverisë Abiy Ahmed, i cili sëbashku me ministrant e tij lançuan nismën për mbjelljen e pemëve.

Tash esht Koha
TAGS