L.E: Kukësi mposhtet nga Debrecen, tani të gjitha gjasat tek ndeshja e kthimit

L.E: Kukësi mposhtet nga Debrecen, tani të gjitha gjasat tek ndeshja e kthimit
20:49 | 11 Korrik 2019

Ndeshjet e para të raundit të parë në kualifikimet e Ligës së Evropës nuk kanë shkuar aspak mirë për skuadrat shqiptare.

Pas Shkupit, Teutës së Durrësit e Laçit, as skuadra e Kukësit nuk arriti të shënonte fitore në përballjen me Debrecenin.

Kukësi është mposhtur me rezultatin 3:0 në udhëtimin e tyre në Hungari, shkruan lajmi.net.

Rezultati në këtë takim u zhbllokua tek në minutën e 54’, kur Haruna Garba realizoi për 1:0.

Goli i qetësisë për skuadrën e Debrecen erdhi në minutën e 77’, kur Kevin Varga gjeti rrugën e rrjetës.

Rezultati përfundimtar u vendos në minutën e 83’ me golin e dytë të shënuar nga Kevin Varga.

Me këtë humbje, Kukësi minimizon gjasat për kualifikimin në raundin e dytë të kualifikimeve. /Lajmi.net/

TAGS