Laboratori sekret ku nazistët fshehën 86 ton ar…

Laboratori sekret ku nazistët fshehën 86 ton ar…

Një fshat i Pirenejve është i mbuluar në sekrete…

Bëhet fjalë për fshatin Canfranc, hekurudha e të cilit sot ka mbetur thuajse plotësisht jashtë përdorimit ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo ka qenë qendër e intrigave… Ishte kufiri ku kalonin emigrantët, spiunët dhe 86 ton ar nazistësh. Një nga gazetarët vendas Ramon J Campo tregon se Canfranc për të është Casablanca e luftës. 

Canfranc është vendi ku spanjollët dhe portugezët blenë lëndë për krijimin e bombave atomike në Gjermani në këmbim të arit. Nga viti 1940 deri në vitin 1942, ishte vërtet kufiri më i frekuentuar nga njerëz të ndryshëm, hebrenj, refugjatë, nazistë etj pasi ky tren që nisej nga ky fshat përfundonte menjëherë në Lisbonë dhe quhej shtegu i lirisë në atë kohë. Më shumë se 15,000 hebrenj shpëtuan prej pushtimit nazist në Evropë përmes Canfranc, por ky fshat ka edhe më shumë sekrete.

The Abandoned Nazi Railway Station In The Mountains Now Hides…..

Në stacionin hekurudhor ndodhet një laborator nëntokësor sekret, një vend i përshtatur për kërkime astrofizike. Sot ky vend është shndërruar në një destinacion të rregullt për turistët dhe njëkohësisht po mendohet për kthimin e stacionit të trenit në një muzeum të vërtetë.

Me arin që vodhën gjatë luftës dhe që e kaluan në këtë fshat pikërisht në këtë laborator sekret nazistët paguanin shkencëtarët në zhvillimin e eksperimenteve të ndryshme shkencore edhe madje në studimin e materies së zezë.