Lacazette tregon se sa është i lumtur tek Arsenal

Lacazette tregon se sa është i lumtur tek Arsenal

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, po kalon një sezon mjaft të mirë tek skuadra e Arsenal.

Lojtari ka gëzuar një formë shumë të mirë edhe në garat evropiane dhe sigurisht se për këtë gjë është shumë i lumtur.

Përkundër kësaj, Lacazette ka bërë të ditur se do të mund të ishte akoma më i lumtur.

“Unë bëj një prej punëve më të mira në botë, edhe nëse do të mund të isha më i lumtur”  ka thënë Lacazette për ‘RMC Sport’, transmeton lajmi.net.

“Kur jam në fushë, sigurisht se është kënaqësi. Në fushë dhe jashtë saj, unë vazhdoj të buzëqesh. Në jetë duhet të buzëqeshësh” ka shtuar tutje sulmuesi i ‘Gunners’.

Lacazette mbrëmë ka shënuar një gol spektakolar në ndeshjen kundër Napoli, për të vulosur kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Ndeshja e radhës në të cilën sulmuesi francez mund të lë gjurmët e tij është ajo kundër Crystal Palace, në kuadër të Premierligës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS